Mediat evropiane raportojnë se dy pacientë të shëruar nga Covid-19 në Hollandë dhe Belgjikë janë infektuar serish nga virusi COVID-19.
Mesohet se njeri prej pacienteve eshte nga Holanda dhe eshte nje person i moshuar, me një sistem të dobët imunitar, ndërsa pacienti belg ka simptoma të lehta, raportojne mediat vendase.
Rasti i pacientit në Belgjikë tregon se antitrupat që ai zhvilloi gjatë herës së parë që u infektua nga Covid-19, nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur një infeksion të dytë, me një variant pak më të ndryshëm të virusit. Për virologët sigurisht që ky nuk është një lajm i mirë. Për ta nuk është ende e qartë nëse raste të tilla janë të rralla apo nëse ka shumë më tepër njerëz që infektohen përsëri pas 6 ose 7 muajsh.
“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong, diten e djeshme.
Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë.
Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem. Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja.
Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.