Goditi me grusht pikturën 20 milionë paundëshe, 20-vjeçari britanik dënohet me 18 muaj burg

0

Një gjykatë britanike dënoi me burg një të ri i cili goditi me grushte dhe hoqi nga muri pikturën me vlerë 20 milionë paund në Galerinë e Arteve Moderne në Londër.

20-vjeçari Shakeel Massey pranoi përpara trupi gjykues akuzat për dëmtimin e pikturës së viti 1944 të titulluar “Busti i një gruaje”.

Një nga ekspertët e galerisë deklaron se për riparimin e pikturës do të duhen 18 muaj kohë dhe një kosto prej 350 mijë paundësh.

Për dëmin e shkaktuar, gjykata e dënoi të riun me 18 muaj burg.

Gjatë dëshmive në seancë u tha se në dhjetorin e vitit të kaluar Massey e goditi disa herë me një kyç pikturën përpara se ta hiqte më pas nga muri dhe ta hidhte përdhe.

Artikulli i mëparshëmSHBA kritikojnë Erdoganin për marrëdhëniet me grupin Hezbollah
Artikulli i radhësPolitikania braziliane me 55 fëmijë akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit të saj, njëri prej djemve e qëlloi për vdekje