bBBC heq dorë nga përdorimi i fjalëve “Radio” dhe “Televizion”, në atë që është cilësuar si një përpjekje e çuditshme dhe qesharake për të tërhequr një audicencë më të re.
Burimet thonë se drejtuesit e rrjetit britanik informativ kanë hartuar një plan, me qëllimin për të bërë pjesë të audiencës së tyre miliona të rinj, të grupmoshave 18-34 vjeç, të cilët aktualisht preferojnë vetëm shërbime të tilla si Netflix.
Kështu, në të ardhmen nuk do të përmendim më fjalën “Televizioni BBC” por “Ekrani BBC”, një shërbim ky që nuk do të kalojë pa një kosto financiare, me një faturë që paraprakisht mendohet se do të kalojë 1 milionë paund.
E njëjta metodë do të përdoret edhe për transmetimet e saj në radio. Kjo fjalë do të zëvendësohet me audio, pra nga “BBC Radio” do të shqiptohet “BBC Audio”.
Drejtuesi i radios që gjeneron në vit mbi 210 mijë paund, Graham Ellis tashmë e ka ndryshuar titullin e tij ekzekutiv, e njëjta gjë ndodhi edhe me drejtuesen e departamentit të informacion BBC News, Fran Unsworth, e cila tha javën e shkuar se disa edicione informative do të shkurtohen apo hiqen fare nga transmetimi pasi gjithnjë e më shumë, kryesisht të rinjtë, po informohen online.
Burimet thonë gjithashtu se drejtuesit e BBC po kërkojnë dëshpërimisht mënyrat për t’u dukur sa më bashkëkohorë dhe interesantë për të rinjtë, pa menduar se mund të humbasin audiencën besnike.