Donald Trump kë bërë një veprim konkret sa iu përket tensioneve të krijuara mes Greqisë dhe Turqisë duke telefonuar kryeministrin e shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në Mesdheun juglindor.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke të cilat shkruajnë se Mitrotakis ka falenderuar për angazhimin të parin e Amerikës, teksa ndodhet në një proces mjaft domethënës dhe impenjativ ku vijon Konventa e Partisë Republikane në SHBA.
Kreu i qeverisë greke ka akuzuar gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, liderin turk, Rexhep Erdogan për veprime destabilizuese.
“Mitsotakis falënderoi Presidentin Amerikan për interesin e tij dhe për komunikimin, ndërkohë Konventa e Partisë Republikane në SHBA është në zhvillim e sipër. Kryeministri ngriti çështjen e veprimeve destabilizuese të Turqisë, të cilat po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë dhe po testojnë kohezionin e NATO-s”, raportojnë mediat greke.
Në komunikimin mes tyre nuk është raportuar qëndrimi që ka mbajtur Trump për tensionet mes dy vendeve, ndërsa Mitsotakis ka pohuar se Greqia është e gatshme të kontribuojë në mënyrë thelbësore në normalizimin e marrëdhënieve, me kusht që Turqia menjëherë të ndalojë veprimet e saj provokuese.
Ka qenë vetë Presidenti amerikan që e thirri Kryeministrin Grek ndërsa Mitsotakis e falënderoi për interesimin e tij dhe për komunikimin që u zhvillua.