Europa “prish” planin e OBSH: Faza e parë e vaksinimit, synimi në 40 përqind të popullsisë

0

Vendet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan të vaksinimit kundër COVID-19 për të paktën 40 përqind të popullsisë së tyre, një hap që mund të rrezikojë planin e Organizatës Botërore të Shëndetit, raporton Reuters.

Synimi i BE për vaksinimin fillestar është dy herë objektivi i OBSH-së, e cila së pari do të blinte vaksina për 20 përqind të grupeve më të rrezikuara në botë përmes një skeme globale të prokurimit.

Bashkimi Evropian vlerëson se nëse vaksina prodhohet, pjesa e banorëve të saj që kanë nevojë për të do të jetë së paku 40 përqind, gjë që zvogëlon disponueshmërinë e dozave të mundshme për vendet më pak të zhvilluara.

Asnjë vaksinë kundër COVID-19 nuk është aprovuar deri më tani, përveç asaj të miratuar në Rusi para studimeve klinike në shkallë të gjerë.

Kapaciteti i kufizuar i prodhimit

Pritet që furnizimi me vaksinë, e cila mund të jetë e suksesshme, njjëherësh mund të jetë e kufizuar për një kohë të gjatë, sepse kapacitetet e prodhimit janë të kufizuara.

“Shtimi i të gjitha grupeve të njohura të rrezikut aktualisht ka të ngjarë të shënojë 40 përqind të popullsisë, në varësi të situatës dhe demografisë”, tha dokumenti, i miratuar në fund të korrikut nga ekspertë të shëndetit nga vendet anëtare të BE-së, si dhe Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Norvegjia dhe vendet e Ballkanit.

Dokumenti thotë se më shumë se 200 milion njerëz në BE i përkasin “grupeve prioritare”, përfshirë njerëzit me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punonjësit e shëndetit.

Njerëzit e shëndetshëm që punojnë në shërbime kritike publike, siç janë institucionet arsimore dhe transporti publik, gjithashtu përfshihen në grupin prioritar, megjithëse një vlerësim i numrit të tyre nuk është në dispozicion në dokumentin e BE-së.

Artikulli i mëparshëmBasha fton shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partitë shqiptare
Artikulli i radhësFOTOT: 3 javë të tjera izolim nga koronavirusi, qyteti i njohur boshatiset