84-vjeçarja ndërron jetë, por foto që zgjedhin familjarët për njoftimin e vdekjes bën xhirron e rrjetit

0

Një 84-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

Por, ajo u bë lajm në mediet e vendit fqinj, për shkak të fotos që kishin zgjedhur familjarët e saj, për njoftimin e vdekjes.

Ata kishin zgjedhur një foto me gishtin e mesit të së ndjerës.

“Kemi zgjedhur këtë foto, sepse mamaja ishte e tillë, nuk donte t’ia dinte”, thotë një prej fëmijëve të 84-vjeçares.

Tani ata po mendojnë që të njëjtën foto të vendosin edhe në pllakën e varrit ku do të prehet e moshuara.

Artikulli i mëparshëmFOTO: Ky është 17-vjeçari që ekzekutoi dy persona dhe plagosi një të tretë gjatë protestave në SHBA
Artikulli i radhësFOTOT: Njihuni me 92 vjeçarin që ka 80 vite që nuk i pret flokët