Arratiset i burgosuri shqiptar në Greqi

0

Një i burgosur shqiptar i iku policisë greke gjatë transferimit të tij në AT Omonia.    

Një i arrestuar, me origjinë shqiptare, i iku sot policisë greke, rreth orës 14:00, me orën greke, gjatë transferimit të tij nga gjykata e Evelpidon në stacionin policor të Omonias.

Sipas Policisë Greke, 28-vjeçar u arrestua këtë mëngjes nga policia e departamentit.

Në kohën kur 28-vjeçarin po e transferonin nga gjykata në departament dhe konkretisht në momentin kur po dilte nga automjeti zyrtar për tu transportuar në qelinë e tij, shqiptari 28-vjeçar shtyu policinë kur i hoqën prangat  dhe ia doli të ikte.

Në këto kushte edhe një  tjetër  i arrestuar u përpoq të largohej me të, por u arrestua nga policia. 

Aktualisht policia po punon për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin e tashmë të arratisur.

Artikulli i mëparshëmFoto-Luana nuk i ndahet photoshopit/ Shtrembëron dërrasën për të zmadhuar të pasmet
Artikulli i radhësVIDEO/ Uzuni jep asist spektakolar, Ferencvaroshi “dërgon” Sëlltikun në shtëpi