Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj nuk ndalet së zhvilluari tendera. Edhe pse në situatë pandemie, agjensia ka hapur një tender të ri, këtë herë për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore.
Shërbimi në fjalë do të gjurmojë inspektorët e tatimeve për të monitoruar kontrollet që ata kryejnë. Fondi limit i vendosur në dispozicion nga AKSHI për këtë tender është 106 milion leke ose 810 mije euro.
Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë marr pjesë vetëm dy kompani, por dyshimet janë se gara ka qenë fiktive pasi Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën prane fondit limit 810 mijë euro. Nga pjesmarrja në këtë tender të hapur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kuptohet qartë se fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.
Një e dhënë tjetër që të tregon se fituesi është paracaktuar nga kjo agjensi është edhe oferta e cila është sa 94% e fondit limit. Prokurimet e vazhdueshme dhe jo të domosdoshme të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit vijnë në një kohë kur buxheti I qeverisë është në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe kur të ardhurat minimale në arkën e shtetit nuk po arrijnë dot të financojnë shërbimet bazë, si ato në shëndetësi.