Një burrë i akuzuar për vrasjen e 36 vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, ka mohuar që krimi të jetë i organizuar.
Kickboxer Anis Fouad Hemissi dyshohet se ka vrarë Beqirin në prag të shtëpisë së tij dhjetorin e vitit të shkuar.
Flamuri, i cili ishte 36 vjeç, u qëllua 10 herë para gruas së tij Dëbora Krasniqi dhe fëmijës së vogël rreth orës 9:00 më 24 dhjetor të vitit të kaluar.
Familja e tre fëmijëve sapo ishte rikthyer në shtëpinë e tyre prej 1.5 milion paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, kur sulmuesi i vetmuar bëri kërdi, duke i marrë jetën burrit.
Flamuri, i cili njihej edhe si Alex, kishte jetuar në Londër për rreth pesë vjet para se të ekzekutohej. Ai ishte martuar me gruan e tij në Lake Como, Itali në vitin 2018.
Hemissi u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës më 20 janar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Scotland Yard dhe më pas kthye në Mbretërinë e Bashkuar.
Sot, ai u paraqit në gjykatë për një seancë dëgjimore përmes lidhjes video nga burgu “Belmarsh”. Hemissi mohon akuzat për vrasje dhe mbajtjen e një arme zjarri të ndaluar, shkruan “Mirror”.
Gjykatësi Sarah Munro vendosi një gjykim deri në tre javë, proces i cili do të zhvillohet para një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga 12 korriku 2021.
Flamuri, i cili lindi në Shqipëri përpara se të transferohej në Suedi, ishte bashkëthemelues i një kompanie si dhe drejtori një firmë të quajtur Fantabolous Music.