Japonia i trëmbet Lojrave Olimpike. Vihet në dyshim organizimi i tyre

0

Covid-19 preku të gjithë botën e sportit, përjashtim nuk bënë as Lojërat Olimpike të cilat u shtynë për në vitin 2021, por as ky skenar nuk është plotësisht i sigurt. Një profesor i sëmundjeve infektive në Japoni nuk është shumë optimist se vendi i tij do të jetë i aftë të pres dhe mbi të gjitha të garantoj shëndetin e sportistëve. Virologu japonez, shpjegon se Lojërat Olimpike mund të zhvillohen vetëm nëse e gjithë bota arrin të kontrolloj Covid-19:

“Të ftosh kaq shumë atletë nga e gjithë bota nuk është mënyra më e përshtatshme në këto momente”, u shpreh profesori Japonez. Muajin e shkuar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që Lojërat Olimpike të shtyheshin për në vitin 2021, më saktë të fillojnë më 23 korrik. Japonia e ka përballuar mirë deri në këto momente krizën e COVID-19 por gjithsesi ka afro 12 mijë të prekur dhe 250 të vdekur.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Shqipëria dërgon në Itali grupin e dytë të mjekëve. Ja ku do të punojnë ata
Artikulli i radhësA është kjo e ardhmja e protestave? (FOTO)