Policia e Elbasanit arrestoi sot dy persona të tjerë për pengimin e zbardhjes së vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik, për të cilën qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Ndërsa numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona.
Policia ndërkohë ka bërë të ditur emrat e të ndaluarve sot, ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja.
Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.