Bombarduesit B-52 amerikanë do të fluturojnë brenda një dite në 30 shtetet anëtare të NATO-s

0
1200px B 52h Static Display Arms 06 780x439

Gjashtë bombardues amerikanë, B-52 do të fluturojnë brenda një dite në 30 vendet anëtare të NATO-s.

Ky është një ushtrim i planifikuar, njoftoi komanda amerikane për Evropën si dhe vetë aleanca më e madhe ushtarake në botë.

Më tutje thuhet se ky është një mision unik i grupeve operative të bombarduesve në Evropë, i cili rregullisht përsëritet.

“Gjashtë bombardues strategjikë B-52 Stratofortress do të fluturojnë mbi të gjitha 30 vendet e NATO-s në Evropë dhe Amerikën e Veriut më 28 gusht”, njoftoi komanda e SHBA-së për Evropë.

Këtë ushtrim e konfirmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke pohuar se kjo tregon përkushtimin e SHBA-ve në NATO.

“Ngjarja e sotme e trajnimit tregon përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe solidaritetin me Aleatët. Bombarduesit amerikanë do të fluturojnë mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s në një ditë të vetme. Ato do të shoqërohen nga aeroplanët luftarakë nga e gjithë Aleanca, duke rritur aftësinë tonë për t’iu përgjigjur së bashku çdo sfide. Ngjarjet e tilla si kjo neve na ndihmon që të përmbushim misionin tonë thelbësor: parandalimin e agresionit, parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes”.

Misioni quhet “Allied Sky” dhe qëllimi i tij është të tregojë solidaritetin dhe gatishmërinë e aleancës verioro-atlantike.

Artikulli i mëparshëmKufiri detar me Greqinë/ PD kritika qeverisë: Nuk ka transparencë
Artikulli i radhës66 vjeçarja nga SHBA që mund të jetë shëruar nga HIV pa asnjë trajtim