Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për rëndësinë e NATO-s

0

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel kur u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve atje.

“Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme.

“Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Sidomos kur bëhet fjalë për NATO-n; unë besoj që të dyja vendet besojmë se NATO është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, në të cilën Gjermania merr pjesë”, tha Merkel.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin një pjesë të trupave nga Gjermania, të cilat ishin vendosur aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake.

Artikulli i mëparshëmA do të udhëtonit gjysmën e botës me autobus? Ky mjet i ri do të përshkojë 18 vende për 70 ditë
Artikulli i radhësFOTOT: Kapet breshka e rrallë, më e madhja e parë ndonjëherë