Teksa të gjitha vendet janë duke diskutuar hapjen e lëvizjes ato janë të shoqëruara gjithmonë edhe me masa të shtuara të mbrojtjes. Nuk janë të paktë ata që i konsiderojnë maskat si mjaft të bezdisshme ndaj 2 shpikës gjermanë nga Berlini kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’i zëvendësuar.
E kanë quajtur “iSphere” e krijuar me PVC një mbrojtëse ku mund të futësh vetëm kokën. Autorët janë Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique”, citon lapsi.al. Një nga punët e tyre të mëparshme ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias.
Ata janë frymëzuar për krijimin e “iSphere” nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve ‘50 dhe ’60 që i shihnin si projekte utopike. Sfera do të kushtojë 24 euro dhe mund të bëhet edhe në kushte shtëpie për vetëm 30 minuta.