Yoko Ono nuk e fal/ Edhe pas 30 vitesh vrasësi i John Lennon do mbetet në burg

0

Mark David Chapman, njeriu që vrau John Lennon në 1980-ën, do të mbetet sërish në burg. Komisioni i ngritur për të vendosur nëse do t’i jepej ose jo lirimi me kusht e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për herë të 11-të.

Sipas avokatit të tij, Jonas Herbsman, shkak është bërë ndikimi i Yoko Ono, partneres së anëtarit të Beatles e pranishme pranë tij në momentin e vrasjes. Ndër vite, ajo ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj ndaj lirisë për Chapman, pavarësisht se ai ka shprehur pendim për gjestin.

Ai është ende i martuar me Glorian, të njëjtën grua me të cilën lidhi kurorë në burg 1 vit e gjysmë pas dënimit. Ai bën kërkesa të vazhdueshme për ulje të dënimit. Chapman vrau Lennon përpara apartamentit në New York ku Lennon jetonte me gruan e tij Yoko Ono.

“Tridhjetë vjet më parë nuk u ndjeva turp për gjestin tim, por tani e di se çfarë është turpi” – tha Chapman në një seancë në vitin 2018.

“Mendova se nëse do ta vrisja John Lennon do të bëhesha dikush”, – tha ai në një seancë të mëparshme në 2010-ën. Ai kishte zgjedhur Lennon “vetëm sepse apartamenti i tij ishte më pak i mbrojtur se i të famshmëve të tjerë”Mark David Chapman and the murder of John Lennon – Film DailyHow old is Yoko Ono, what is her net worth and what has she said about John  Lennon's murderer's parole applications?Revisiting John Lennon and Yoko Ono's Bed-In 50 Years Later - InsideHook

Artikulli i mëparshëmQeveria ndryshon mendje, do të lejohet shitja e fishekzjarreve nga 15 dhjetori deri më 1 janar
Artikulli i radhësFOTO/ Në Itali, mësuesit do mbajnë maska transparente