Rasti i parë në SHBA/ Një 25-vjeçar riinfektohet me COVID-19, ekspertët: Janë dy lloje të ndryshme koronavirusi

0

Së fundmi ekspertët pas studimeve të shumta të realizuara thonë se nuk përjashtohet mundësia e infektimit për të dytën herë me COVD-19. Rast i riinfektimit është një djalë të ri në Nevada SHBA, i cili është infektuar për të dytën herë me COVID-19.

Ky është rasti i parë i riinfektimit të dokumentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan Cnn.

Testet gjenetike të kryera nga Universiteti i Nevada Reno School of Medicine dhe Laboratori i Shëndetit Publik Shtetëror në Nevada tregojnë se i riu ka kontraktuar dy lloje të ndryshme të koronavirusit.

Pacienti doli pozitiv për herë të parë në prill me simptoma si dhimbje fyti, kollë, dhimbje kokash, të përziera dhe diarre. Ai më pas u përmirësua në fund të muajit dhe pas dy tamponësh negativ u shërua nga koronavirusi.

I riu nuk kishte pasur më simptoma për rreth një muaj, por më 31 maj ai filloi të ndihej sërish keq, me të njëjtat simptoma si muajin e kaluar dhe pesë ditë më vonë ai u shtrua në spital për problemet më frymëmarrje dhe pasi bëri taponin doli sërish pozitiv.

Studiuesit e Nevada analizuan materialin gjenetik të marrë nga të dy mostrat e koronavirusit dhe rezultati tregon se ato janë dy infeksione virale të dallueshme.

Siç dihet, rasti i parë në botë i riinfektimit të koronavirusit i certifikuar nga testimi gjenetik u shfaq vetëm disa ditë më parë dhe përfshiu një 33-vjeçar nga Hong Kong i cili u godit katër muaj më vonë nga dy lloje të dallueshme të virusit SarsCov2.

Artikulli i mëparshëmStudimi i ri hedh dritë mbi rolin e fëmijëve në përhapjen e COVID-19: Mbartin virusin në hundë për gati tre javë
Artikulli i radhësLëvizja drejt Greqisë për periudhën 1-15 shtator, ministria e Jashtme: Ja cilat masa mbeten në fuqi