Zbulohet skuadra e re e Armando Sadikut, sulmuesi i Kombëtares pranë firmës me…

0
sadiku-1

Në sezonin e ardhshëm mund të kemi një garë shqiptarësh për golashënuesin e sezonit. Armando Sadiku raportohet se është shumë pranë firmës me Samsunsporin, skuadra e ngjitur rishtazi në Ligën e Parë turke.

Kjo është bërë me dije nga mediat në Turqi, që saktësojnë se ka një akord të plotë mes klubit dhe sulmuesit kuqezi, mes të cilëve mungon vetëm firma zyrtare në kontratë.

Sadiku

Pas 13 golave të shënuar në 36 ndeshje në Ligën e Dytë spanjolle, mund të bashkohet me bomberin tjetër të Kombëtares, Sokol Cikalleshin, që do ta rivalizojë me Akhisarsporin.

Artikulli i mëparshëmLumë sponsorësh për të parakaluar Sitin, zbulohet plani i bujshëm i “Suning” për Mesin
Artikulli i radhës“Dua dy Topa të Artë”, zbulohet telefonata mes Mesit dhe Guardiolës