FOTOT: Kamxhikë dhe zinxhirë, rituali “i përgjakshëm” i myslimanëve shiitë për të shënuar Ashurën

0

Mediat kanë publikuar fotot e frikshme të një rituali fetar të myslimanëve shiitë në Irak, gjatë së cilit ata qëllojnë veten me zinxhirë dhe kamxhikë deri sa përgjaken.

Kjo ceremoni fshikullimi u mbajt gjatë procesionit për të shënuar Ashuran, ditën e nëntë të Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.

Për besimtarët shiitë, Ashura është një ngjarje shumë e madhe fetare, ku ndjekësit e këtij besimit përkujtojnë martirizimin e Husayn Ibn Ali al-Hussein, nipit të profetit Muhamed, i cili vdiq në Betejën e Qerbelasë në vitin 680 A.D.

Artikulli i mëparshëm“Nuk vij pa para”. Vajza harron Facebook-un hapur. Prindërit lexojnë bisedat, dyshojnë për prostitucion
Artikulli i radhësGreqia grumbullon armë në ishullin 2 km larg brigjeve turke, Turqia paralajmëron: Mos provokoni, do përballeni me humbjen