Arsenali ka përfunduar zyrtarisht kontratën me Henrik Mkitarian. Mesfushori armen e kaloi sezonin në huazim tek Roma, ku dhe do të qëndrojë pas përfundimit të bashkëpunimit me “Topçinjtë”.
“Ne kemi arritur marrëveshje që të përfundojmë kontratën me konsensus, dhe të lejojmë Mkitarianin që ti bashkohet Romës përfundimisht”, shkruan Arsenali në deklaratë.
Mkitarian luajti 27 ndeshje me Romën sezonin e kaluar dhe shënoi 9 gola.