Edi Rama ka braktisur pas dy mandatesh Vlorën, duke zyrtarizuar kandidaturën në qytetin e Durrësit.
Rama e ka bërë këtë lëvizje pas zhgënjimeve të thella që ka pësuar në Vlorë, ku duket se ka humbur shumë pikë në mandatin e fundit gjë që është reflektuar edhe në përplasjet e fundit në Bashkinë dhe Partinë Socialiste të këtij qyteti.
Rama do të ketë aleat në Durrës, Vangjush Dakon, i njohur për lidhjet me krimin vendor, kapur në përgjime edhe në krim elektoral.
Zyrtarizimin e kandidaturës në Durrës, Rama e ka bërë në qytetin e Elbasanit, ku edhe ka zgjedhur përfaqësuesit në rrethe për fushatën elektorale, të cilët janë si më poshtë.
Kukës- Safet Gjici
Shkodër- Ilir Beqaj
Lezhë- Lindita Nikolla
Tiranë, Bashkia- Erjon Velia
Tirana, Qark- Elisa Spiropali / Kryetari Ervini Bushati
Durrësi- Përkohësisht vetë Edi Rama
Dibër-Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier-Gramoz Ruçi
Vlorë-Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi