‘Rama i jep 1 miliardë lekë Bollinos’, gazetari: Si shumë po të fryhet llogaria me taksat e shqiptarëve

0
Rama i jep Carlo Bollino-s për 20 vjet, 4 mijë metra katrorë pronë  shtetërore për 1 euro" - PD

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha denoncoi faktin se pas Igli Gjelishtit ishte dikush tjetër.

Sot Partia Demokratike ka publikuar me dokumente, se si paratë e fituar nga tenderat e AKSH-it të marra nga Igli Gjelishti, kanë përfunduar në xhepat e Carlo Bollinos.

Reagimi i gazetarit Artan Hoxha:

Thashe une, ‘duhet te jete ndonje peshk i madh aty brenda’, nuk dukej si dore e Nazifit kjo…

 ‘Nga shtatori 2019 deri në mars 2020, për periudhën 7 mujore kompania, Ëeb & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në llogarite e Carlo Bollinos nga taksat e shqiptareve’…

Keshtu tha sot ne dreke Partia Demokratike, e cila pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

A thua te dijë gje Edi Rama?!!!!

He Agush, Agush, sa me shume te fryhet llogaria me taksat e shqiptareve, aq me shume i ul rrogat te koteci…

Po te vjen ujku verdalle kotecit, nuselala ishte lule….

Artikulli i mëparshëmIsh-gjyqtari i Kushtetueses, letër ONM-së: Jeni në Shqipëri për politikë, apo për të zbatuar ligjin?
Artikulli i radhësSi e pagoi Rama, Carlo Bolinon 1 mln dollarë nga taksat e shqiptarëve. Zbardhet skema mafioze