Këtë të mërkure monedha europiane shfaqet më e fortë se një ditë më parë pasi blihet sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Ndërkaq Dollari amerikan ka rikuperuar nga pikët e humbura ditën e djeshme pasi është rritur sot sërish me 0.7 pikë duke u blerë me 104 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu shfaqet në vlera pozitive ditën e sotme pasi në raport me dje ka fituar 0.3 pikë duke u blerë këtë mëngjes me 138.3 lekë dhe duke u shitur me 139.7 lekë.
Ndërkaq Franga zvicerane, sipas kursit të këmbimit lokal ka regjistruar një rënie prej 0.5 pikë në raport me dje teksa blihet sot me 113.6 lekë dhe shitet me 114.6 lekë.
Bursa për datën 2 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 406.25 | – 6.75 |
DIESEL | 347.00 | – 10.25 |
BRENT | 43.04 | – 1.27 |
©aktualitet.al