Arthur prezantohet tek Juventus: “Ëndërr të luaj me CR7, Champions është prioritet”

0

Arthur Melo prezantohet për tifozët e Juventus e tregon menjëherë entuziazëm të madh për aventurën e re me bardhezinjtë. “Juve ka një histori unike, provoj një entuziazëm të pabesueshëm. Do jap maksimumin – tha braziliani -. Kam privilegjin të luaj me lojtarë të mëdhenj, të luaj me Ronaldon është realizimi i një ëndërre”. “Projekti më bindi, është ambicjoz – ka shtuar ai -. Champions është një prioritet, do të punoj me shokët për të arritur atë objektiv e shumë të tjerë”.

Me Pirlon Arthur nuk ak folur ende për module e taktikë, por për pozicionin në fushë ish-blaugrana nuk ka shumë dyshime. “Ende nuk kam folur në detaje me teknikun. Ai ka luajtur futbollin që pak munden, lëvizet e luante në mënyrë unike – ka shpjeguar -. Jam i privilegjuar që luaj për një trajner të tillë”. “Në Brazil kam luajtur në një mënyrë të ndryshme në krahasim me Barcelonën – shtoi ai -. Nuk e di si do të luaj tek Juve, por mund të luaj në të gjithë pozicionet në mesfushë e me module të ndryshme. Nuk do të ketë probleme të asnjë lloji”.

Në fund edhe një batutë në lidhje me ardhjen e mundshme të Suarez, gjithnjë e më pranë bardhezinjve. “Suarez tek Juve? Nuk kam folur me të, nuk e di situatën, kështu që besoj se drejtuesit mund të përgjigjen më me detaje. Është një lojtar i mirë, nëse do të jetë mundësia të luaj me të do të ishte natyrisht një vlerë e shtuar për skuadrën”.

Artikulli i mëparshëmBatuta e Maldinit për Ibrahimovic është për të gjithë skeptikët: “I vjetër? Unë 39 vjeç fitova Champions”
Artikulli i radhësTirana ëndërron milionat, ja sa mund të përfitojnë kampionët e Shqipërisë në Ligën e Europës