Jo tamponë, aeroporti i Helsinkit përdor qentë për të zbuluar udhëtarët me Covid-19

0
Coronavirus: Lebanon's COVID-19 cases rise, dogs trained to sniff out  infections | Al Arabiya English

Një rrjet i klinikave veterinare finlandeze do të financojë trajnimin e 16 qenve, të aftë për të identifikuar udhëtarët pozitivë për koronavirus, që udhëtojnë nga aeroporti i Helsinkit.

Kafshët e para do të vendosen brenda disa javësh në një periudhë prove, dhe “nëse projekti do të rezultojë i suksesshëm, atëhere do të lindë nevoja për të trajnuar me qindra qen”, tha për “Washington Post” Virpi Perala, një nga përfaqësuesit e këtyre klinikave.

Finlanda nuk është vendi i parë që përpiqet të përdorë nuhatjen e qenve për të parandaluar përhapjen e virusit raporton abcnews.al.

Që prej gushtit në Dubai, zyrtarët shëndetësorë janë duke trajnuar qentë, për të analizuar mostrat e djersës, të marra nga udhëtarët e zgjedhur rastësisht në aeroporte.

Sipas rezultateve të para të eksperimentit, kafshët kanë zbuluar virusin në 94.5% të rasteve.

Po sipas këtij studimi, për të cilin do të duhen analiza dhe evidenca më të thelluara, kur një person sëmuret nga një virus, ai ndryshon erën e trupit, dhe “shoku më i mirë i njeriut” është në gjendje ta kuptojë menjëherë.

Qentë do të nuhasin mostra djerse pa rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëtarët.

Përdorimi i qenve ka një avantazh: lejon të bëhen më pak teste tek njerëzit.

Pacientët që pranojnë t’i nënshtrohen këtij kontrolli, marrin kampionë nga djersa e tyre duke fërkuar tamponin në qafë, dhe kjo është më e thjeshtë, se sa t’i nënshtrohen kontrollit klasik të nazofaringut.

“Qentë janë më të mirë për zbulimin e infeksioneve të Koronavirusit, sesa tamponët dhe testet serologjike”, tha Anna Hielm – Bjorkman, një studiuese në Universitetin e Helsinkit, e cila shtoi se kafshët janë në gjendje të nuhasin virusin edhe në ata individë të cilët janë ende asimptomatikë.

Artikulli i mëparshëmSHBA nuk do të marrë pjesë në projektin global Covax për vaksinën
Artikulli i radhësZbulohen tre të infektuarit me COVID-19 tek PSG, Neymar dhe Di Maria pozitivë, u kthyen nga pushimet në Ibiza