Kosovë/ Grenell nxiti puçin kundër qeverisë. Kurti akuza të forta të dërguarit special të Trump

0

Pas disa deklaratave të tërthorta dhe pas një morie analizash, nga gazetarë, e ish diplomatë perendimorë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka akuzuar drejtpërdrejt Richard Grenellin se qëndron pas një “puçi”për rrëzimin e Qeverisë së tij. Gazeta britanike “The Guardian” në një shkrim me titull ’Kryeministri i Kosovës akuzon të dërguarin e Trump për ndërhyrje në punë të brendshme’’ raporton që ai të ketë thënë: “Qeveria ime u rrëzua sepse Ambasadori Grenell kishte nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”.

“Ajo që atij (Grenellit) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clintonët, Bushët dhe Obaman, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor, ” i tha Kurti të përditshmes britanike duke theksuar sëe qëllimi i ndërmjetësuesit amerikan nuk është një marëveshje e mirë për palët por vetëm “nënshkrimi në fund të dokumentit” sa më shpejt të jetë e mundur. “The Guardian” që i cilëson deklaratat e Trump si pikante shkruan se “pas dështimit të Trump për të arritur një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë tani mund ta konsiderojë Ballkanin bastin më të mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntor.

Në fakt ndërhyrjen brutale të Grenellit në skenën politike Kosovare nuk e ka thënë vetëm Albin Kurti për The Guardian. Ajo është bërë tashmë një e vërtetë e pranuar publikisht nga të gjithë mediat dhe faktorët ndërkombëtarë që merren me Ballkanin. pak ditë më parë prestigjozja “Foreign Policy” theksonte: “Ndërhyrja politike e administratës Trump në Kosovë është nxitur nga ajo që tani është një qasje e njohur për një politikë të jashtme të karakterizuar nga “shmangia” e aleatëve, vendimmarrja e udhëhequr nga operativë të afërt me Shtëpinë e Bardhë që lënë anash diplomatët e karrierës… Richard Grenell, përvoja e të cilit në rajon është minimale, si shumë në administratën Trump, është i prirur të kënaqë një shef kapriçioz dhe të vetë-fiksuar.

Para se të bëhej kohët drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare, Grenell kishte shërbyer si ambasadori i Trump në Gjermani dhe i dërguari special në Ballkan. Ne këtë tagër, ai bashkëpunoi ngushtë me Thaçin dhe Vuçiqin për të çuar përpara një marrëveshje paqeje, duke e shfrytëzuar atë me premtimin e lidhjeve të rinovuara të transportit midis Beogradit dhe Prishtinës. Në fillim të marsit, Grenell priti Thaçin dhe Vuçiqn në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të pranishëm aty”shkruante “Foreign Policy”. të territoreve”, ka thënë ai.

Artikulli i mëparshëmKatastrofë/ Për herë të parë në histori nafta kushton zero lekë…
Artikulli i radhësAmnistia fiskale/ Për kë bëhet dhe kush përfiton?