Çelsi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi kanë prezantuar afrimin e radhës.
Kai Haverc është lojtari më i ri i Çelsit. Me marrëveshjen që ishte arritur më parë, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi së bashku me prezantimin e lojtarit te skuadra e Lampard.
Për shërbimet e Haverc, Çelsi ka derdhur në arkat e Leverkusenit plot 80 milionë euro. Kujtojmë se më parë klubi anglez ka bërë edhe disa goditje të tjera në merkato siç është afrimi i Hakim Zijeh, Tiago Silva, Timo Verner dhe Ben Çiluell.