Shqiptari 55-vjeçar i fshihte pakot e kokainës brenda një koshi për mbledhjen e rrobave të përdorura, por strategjia e tij e zgjuar nuk kaloi pa u vënë re nga hetuesit e Komisariatit Gallarate në Varese të Italisë.
Burri 55-vjeçar me kombësi shqiptare, punëtor i një shoqate për çështjet sociale, përfundoi në prangat e policisë italiane.
Forcat e policisë gjetën 14 pako kokainë me peshë gjithsej 15 kg, pjesërisht brenda koshit dhe pjesën tjetër në furgonin që burri përdorte për të mbledhur rrobat për nevojtarët.
Burri tërhoqi dyshimet e hetuesve kur, pasi mblodhi dhe vendosi çantat me rroba të përdorura në furgon me duart e tij të zhveshura, ai vuri doreza për të tërhequr një qese, të cilën më pas e fshehu me kujdes.
Agjentët e ndoqën atë dhe e urdhëruan të ndalej, por burri filloi një arratisje të guximshme duke përplasur automjete të tjera të parkuara dhe gjithashtu duke dëmtuar një makinë policie.
Arratisja e tij përfundoi në murin e një ndërtese apartamentesh, shkruan “La Republica”.
Pasi u largua nga furgoni, ai përsëri u përpoq të shpëtonte në këmbë, por u ndalua dhe u arrestua.
Në shtëpinë e tij, u gjetën edhe 36 mijë euro, të fshehura në një vend në papafingo të dhomës së gjumit, të paketuara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.