Disa studiues që studiojnë ndryshimet klimatike kanë dalë në përfundim se një anomali e çuditshme do të ndodh në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik.
Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.
Sipas studimit, kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalines, që ndikon në dendësinë e ujit.
Nëse kjo prirje ftohëse e kësaj pjese të Oqeanit Atlantik do të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të kishte efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Nëse masat vazhdojnë, dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë dhe madje me dëborë.