Familja Buci dhe krimet brenda saj/ Nga vrasja e kunatës te atentati me pagesë ndaj artistit

0
Babë e bir në pranga, vranë vajzën 23-vjeçare dhe e groposën në Dajt 8 vjet  më parë – Lapsi.al

Policia ka zbardhur nja ngjarje tepër të rëndë, e cila kishte ndodhur në vitin 2012, ku 23-vjeçarja Eglantina Buci ishte ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe planin për vrasjen e saj e kishte kryer i ati.

Pasi e kishte marrë nën kërcënimin e armës, Shkëlzen Buci e kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës.

Ngjarja është zbardhur së fundmi, ku u arrestua babai i saj Faik Buci, ndërkohë që i vëllai Shkëlzen Buçi është duke kryer një dënim prej 13 vitesh për vrasje me paramendim të ngelur në tentativë.

Në vitin 2017 , Shkëlzen Buci është dënuar nga gjykata e kryeqytetit me 13 vite burgim, për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj aktorit Mishel Prela, të cilin tentoi që ta vriste në një atentat me pagesë, ngjarje kjo tashmë e zbuluar nga policia.

Ai do të vriste aktorin Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur, kundrejt një shume prej 80 mijë eurosh.

Por historitë makabre nuk kanë fund në familje Buci, pasi banorët në zonë kanë treguar për Fax News edhe një ngjarje tjetër të rëndë.

Krimi i zbuluar dje nuk është i vetmi në këtë familje, pasi nëna e Faikut vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali.

Ngjarja në atë kohë ka ndodhur në orën 11 të darkës kur reja me vjehrrën po shikonin televizor dhe nisi konflikti, që përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.

Vëllai tjetër i Faikut, Rifati, efektiv policie, kur u kthye nga puna e vendosi kunatën në një zetor për ta dërguar në spital. Por nuk mundi të mbijetojë. Krimi u pranua nga vjehrra, ndërsa djali i kësaj të fundit, Bashkimi, u kthye pas krimit në familjen e tij nga Italia për të përcjellë bashkëshorten e tij, Florën, por edhe për të kërkuar sqarime.

Faiku, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e të bijës, Eglantinës, kishte 4 fëmijë, njëri prej të bilëve i vdiq dy vite më parë, ndërsa ishte ndarë me nënën e tyre dhe martuar me një grua nga Shkodra. Kjo e fundit nuk bëri fëmije. Bashkimi, vëllai i Faikut, shkonte shumë mirë me bashkëshorten e ndjerë, që ia vrau nëna.

Artikulli i mëparshëmEksperti amerikan: Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës
Artikulli i radhësE mbani mend princeshë Izabelën? Ja si duket tani pa operacione plastike