Si u infektuan 23 persona në një autobus, çfarë zbuloi studimi i fundit për përhapjen e Covid-19 në ajër

0

Një burrë ka infektuar me koronavirus 23 persona, në një autobus në Kinë, edhe pse nuk ishin ulur afër njëri-tjetrit. Sipas studimit, rasti ofron prova të reja që koronavirusi  përhapet përmes ajrit, raporton CBSNEËS.

Autoritetet shëndetësore, fillimisht kanë marrë në shqyrtim mundësinë që nëpërmjet frymëmarrjes ne mund të përhapim pikla në ajër, por ekspertët ndryshuan mendim pas këtij rasti të ndodhur në Kinë.

Artikulli në JAMA Medical Medicine ka treguar  edhe një herë kërcënimin e transmetimit të infeksionit nga ajri duke vëzhguar nga afër pasagjerët që bënë një udhëtim 50-minutësh në qytetin lindor të Kinës, Ningbo.

Image

Ishin dy autobusë që transportonin disa pasagjerë në muajin janar – pra në kohën kur maska nuk ishte e detyrueshme të përdorej në autobusa.

Studiuesit besojnë se një pasagjer, gjinia e të cilit nuk u identifikua, ishte me siguri pacienti zero, sepse ai kishte qenë në kontakt me njerëz nga Ëuhan-i, qyteti ku u shfaq sëmundja në fund të vitit të kaluar.

Shkencëtarët arritën të identifikojnë vendin ku ishin ulur pasagjerët e tjerë. 23 nga 68 pasagjerët konfirmuan si ishin infektuar në të njëjtin autobus.

Image

Ajo që u vu re ishte fakti që infektoheshin njerëzit në pjesën e përparme dhe të pasme të autobusit, jashtë perimetrit prej 1-2 metrash (3-6 metra) që autoritetet dhe ekspertët thonë se kjo distancë është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga virusi. Për më tepër, pasagjeri i infektuar ende nuk kishte simptoma.

Studiuesit gjithashtu vunë re se ajri i kondicinuar riciklon ajrin brenda autobusit – i cili ka të ngjarë të kontribuojë në përhapjen e virusit.

“Hetimet kanë treguar që në mjedise të mbyllura, SARS-CoV-2 është një patogjen i transmetueshëm”. /abcnews.al 

Artikulli i mëparshëmStudimi/ Si infektohen pasagjerët në avion me COVID-19
Artikulli i radhësHistoria e implikimit të “Raiffeisen Austria” në pastrimin e parave dhe lëvizjet e dyshimta në kompani fantazmë