VIDEO/ Prezantohet maska elektronike për COVID-19

0
LG introduces battery-powered air purifier face mask | News Break

Javën e shkuar u bë e ditur se LG do të sjellë një maskë e cila pastron ajrin. Më në fund kemi pamjet zyrtare të saj, pasi kompania e ka prezantuar produktin në IFA Berlin 2020.

Një maskë me dy ventilatorë HEPA të cilët rregullojnë shpejtësinë e rrotullimit me ritmin e frymëmarrjes së përdoruesit në mënyrë që të ndjehet sa më e natyrshme. Ventilatorët HEPA janë të aftë të heqin 99.97% të grimcave që qarkullojnë në ajër, e sidomos ato deri në 0.3 micron të cilat janë të vështira për tu kapur.

Bateria prej 820mAh zgjat deri në 2 orë në kushte pune të rënduar dhe 8 orë në ato më të ultat. Bashkë me të vjen edhe kutia e karikimit dhe sterilizimit me rreze ultravjollcë.

Gjatë prezantimit në IFA kompania deklaroi se mijëra njësi janë të disponueshme që tani për stafin mjeksor si prioritet. Por nuk kanë dhënë ende informacion për daljen dhe çmimin publik.

Artikulli i mëparshëmJeni të rraskapitur dhe nuk po e kuptoni arsyen? Mësoni 12 shenjat që tregojnë se shpirti juaj është i lodhur, jo trupi
Artikulli i radhësShiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarësh, gjobitet “tregtari” misterioz