Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare më 25 prill

0

Presidenti Meta dekreton 25 prillin per zhvillimin e zgjedhjeve te 2021.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Artikulli i mëparshëmLajm i mirë për adhuruesit e Netflix: Tani mund të shihni filma pa paguar një tarifë mujore
Artikulli i radhës7 viktima këtë të dielë nga COVID-19 në Kosovë, 92 raste të reja