Gjithmonë kur klube të mëdha vendosin të ndryshojnë trajner, një nga emrat që qarkullon menjëherë për të marrë drejtimin e skuadrave është padyshim, Masimiliano Alegri.
Ky i fundit nga sezoni i kaluar është i papunë, pasi u largua nga drejtimi i Juventusit dhe tashmë pritet të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, para pak ditësh, trajneri italian është kontaktuar nga kombëtarja e Holandës, për t’i besuar drejtimin, pas largimit të Roland Kuman, që kaloi te Barcelona.
Megjithatë raportohet se qëllimi i Alegrit është të marrë drejtimin e një klubi të madh dhe për këtë arsye nuk është në objektivat e tij të marrë drejtimin e një Kombëtareje.