Çfarë do të ndodhë me COVID-19 gjatë stinës së vjeshtës? Eksperti Erion Dasho del me paralajmërimin e rëndësishëm dhe zbulon 3 masat emergjente që duhet të marrë qeveria

0
Çfarë do të ndodhë me COVID-19 gjatë stinës

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, parashikon se ma a45rdhjen e stinës së vjeshtës dhe hapjen e shkollave do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Për t’i paraprirë kësaj situate, Dasho këshillon të merren masa të menjëhershme si forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë, ngritja e një sistemi gjurmimi digjital si dhe krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjekësinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.

Postimi i plotë:

A MËSUAM DIÇKA NGA VERA?

Ekspertët e Johns Hopkins e kishin parashikuar muajin gusht në Shqipëri si një muaj kur transmetueshmëria e COVID do të reduktohej me të paktën 30%, ndoshta edhe më tepër. Sot IHME vlerëson se Shqiqëria ka patur një R prej 1.03 deri 1.05, mjaftueshëm për të patur një rritje graduale të infeksionit, por pa shkaktuar shpërthime.

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje e R-së, çka përkthehet automatikisht në mundësi për të patur rritje shumë më të shpejta të numrit të infeksioneve.

A ËSHTË SHQIPËRIA E PËRGATITUR PËR KËTË?

A MËSOI MINISTRIA DHE KOMITETI DIÇKA NGA VERA QË LAMË PAS?

Deri tani përgjigjja shqiptare ndaj COVID-19 ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, testim, gjurmim dhe trajtim. Këto i kam trajtuar gjatë në statuse të mëparshëm dhe çdo përsëritje do të ishte e bezdisshme për miqtë e faqes.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tre muajt e karantinës minuan besimin e publikut tek qeveria i cili tashmë është jo vetëm skeptik ndaj mesazheve parandaluese, por edhe i frikësuar në palcë edhe nga mundësia e shtrimit në spital.

Çfarë duhet bërë në këto kushte?

Së pari, duhet kuptuar nga ministria dhe komiteti se papërgjegjshmëria është një lojë e rrezikshme. Një popullatë prej 2.8 milionë banorësh nuk mund të lihet në mëshirën e tekave të virusit. Për këtë masat e menjëhershme duhet të jenë:

1. Forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë.

2. Ngritja e një sistem gjurmimi digjital (survejancë epidemiologjike digjitale). Deri tani vlerësohet se sistemi ynë i survejancës kap vetëm 11-12% të rasteve nga rreth 40% të kapin sistemet të cilave duhet t’u referohemi.

3. Krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjeksinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.

Së dyti, duhet vëmendje e veçantë për popullatat vulnerabël – të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në kushtet kur mbajtja e maskave në publik ka dështuar (rreth 20% e popullatës raportojnë përdorim të maskës) kujdesi për këto kategori duhet të jetë më i shtuar. Fondi i sigurimeve shëndetësore duhet të mendojë rimbursimin ose dhënien me recetë të maskave të tipin N95 të cilat ofrojnë mbrojtje optimale edhe për vetë personin që i mban.

Së treti, duhet krijuar një partneritet funksional me sektorin privat. Deri tani sektori privat është lënë i lirë dhe disa tregues, si p.sh. çmimi i testit të tamponit, ka krijuar dyshime se situata po përdoret për të krijuar fitime të pajustifikuara. Sektori privat në Shqipëri e ofron këtë test me çmime 2 herë më të lartë se Gjermania, 2.5 herë më të lartë se Maqedonia dhe 4-5 herë më të lartë se Ukraina apo Bjellorusia. Ky çmim duhet patjetër të argumentohet duke ndarë me publikun markën e testit, çmimin e blerjes apo vendin e origjinës.

Së fundi, por më e rëndësishmja: TRANSPARENCA! Deri tani ministria, komiteti, sektori shëndetësor, etj. kanë vepruar në kushte flagrante të mungesës së transparencës. Mosdeklarimi i markës së testeve, fshehja e protokolleve të mjekimit, pengesa që pacientët e shtruar në COVID-1 dhe 2 të komunikonin me familjarët, janë disa shembuj të transparencës së munguar.

STINA E VIROZAVE PO VJEN DHE, ME SHUMË MUNDËSI, KJO DO TË JETË PËRBALLJA JONË E FUNDIT ME COVID-19. MË PAS FUTJA NË LOJË E VAKSINËS DO TA NDRYSHOJË RRËNJËSISHT PËRAFRIMIN TONË NDAJ EPIDEMISË.

NË KËTO RRETHANA, HUMBJA E DISA DHJETËRA APO QINDRA JETË SHQIPTARËSH SI PASOJË E PAPËRGJEGJSHMËRISË SË INSTITUCIONEVE DO TË ISHTE TOTALISHT E PAPRANUESHME!

TESTIMI-GJURMIM-TRAJTIM DHE RIVENDOSJA E MARRËDHËNIES SË BESIMIT ME PUBLIKUN DUHET TË NISIN URGJENTISHT! KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

Artikulli i mëparshëmE bujshme! Zbulohet emisioni i ri politik që do të konkurrojë kokë më kokë me Blendi Fevziun
Artikulli i radhësZëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tallet me Vuçiçin, i publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin