Tensionet me Greqinë në “kulm”, Turqia nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Turky-1.jpg

Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore – një entitet i njohur vetëm nga Ankaraja – ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.

Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujrat e pretenduar nga Greqia kanë krijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO-s, raporton Anadolu Agency.

Presidenti turk Rexhep Erdoan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politkke ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

Dhe ndërsa tensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Tëitter.

Prioritetet e sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor, tha Oktay.

Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në tëitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”

Artikulli i mëparshëmPërhapja e rrjetit 5G në Shtetet e Bashkuara
Artikulli i radhësRritet çmimi i arit gjatë pandemisë së koronavirusit në Londër, festojnë bosët e “floririt” në Tiranë