Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 37 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, pas 353 testeve të kryera.
Prej tyre 9 raste janë nga komuna e Lipjanit, 8 nga komuna e Pejës, 6 raste në Prishtinë, 5 nga komuna e Prizrenit, 4 raste nga komuna e Podujevës 2 nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një 1 rast në Shtime, Viti dhe Zveçan.
Po të hënën janë konfirmuar dy viktima në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në komunën e Leposaviqit, duke çuar në 15 numrin e personave që kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit.
Instituti shpalli të hënën se janë shëruar edhe 21 pacientë, duke e çuar në 123 numrin e të shëruarve.
Që nga rastet e para janë testuar mbi 5 mijë veta.