Përvec merkatos, në kampin Juventus shqetëson shumë edhe situata pa tifozë në Stadium. Bardhezinjtë humbasin në tërësi nga 2 në 4 milionë për ndeshje që kur emergjenca koronavirus ka vendosur ndeshjet me dyer të mbyllura. Një situatë e komplikuar për tu administruar për planin ekonomik, që ndikon në mënyrë të rëndësishme në të ardhurat e shoqërisë e që klubi është munduar ta zgjidhë duke i propozuar qeverisë një plan sigurie për të rihapur Stadiumin që kundër Sampdorias. Projekti është mbështetur nga Rajoni Piemonte, por që ekzekutivi e ka hedhur poshtë.
Pak ditë nga rifillimi i kampionatit, cështja e stadiumeve kthehet të jetë një temë kyce për klubet e Serie A. Jo vetëm për Juven, që kishte kërkuar një plan me 8 mijë-16mijë spektatorë, me mbërritje të diferencuar, kontroll të temperaturës, distancë të ruajtur me steëard. Përvec bardhezinjve janë edhe shoqëri të tjera të interesuara për rihapjen e impianteve.