Çudit Donald Trump: Kemi vdekshmërinë më të ulët nga koronavirusi

0

Presidenti Donald Trump ka çuditur me deklaratën e tij më të fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë nivelin më të ulët të vdeshmërisë nga virusi në botë.

Është ende e paqartë se kujt të dhënave iu referohet kreu i Shtëpisë së Bardhë, por sipas universitetit “Johns Hopkins”, SHBA ka fatalitetin më të lartë në botë nga koronavirusi për 100 mijë banorë me 55.75 humbje jete.

Gjithashtu, Trump shkoi dhe më tej duke thënë se SHBA është pranë fundit të pandemisë, deklaratë kjo që shkon përkundër atyre të shumë ekspertëve që deklarojnë se fundit i koronavirusit është ende muaj larg.

Artikulli i mëparshëmNintendo së shpejti me një produkt të ri, versioni i përditësuar vjen në 2021
Artikulli i radhësParalajmërimi i kreut të OBSH: Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit