“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes kompanisë së njohur muzikore dhe këngëtares Albërije Hadërgjonaj: Turp! Mashtruesa, shihemi në gjyq! (REPLIKAT)

0
“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes

Një sherr i madh ka nisur mes Albërije Hadërgjonajt dhe kompanisë muzikore ‘ArkinaShqip’. Pas shkëputjes së marrëdhënies me të, këngëtares i janë fshirë të gjitha këngët e saj nga kanali Youtube. Pikërisht kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Albërijes, e cila e ka kërcënuar me gjyq kompaninë.

“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP. Shume artista shqiptare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje…

Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja,”- shkruan Hadërgjonaj krah videos.

Mirëpo pas këtij postimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë, e cila e ka lëshuar gojën keq ndaj këngëtares. Ndër të tjera kompania sqaron se Albërija i ka quajtur prostituta. Në fund të statusit, ata pyesin ndjekësit se kush është prostituta e vërtetë.

“Albërije Hadërgjonaj si emigrante e viteve 90, futet me ulerima ne zyrat tona, shan artistet e tjera qe kemi kliente ju thote Prostituta, kerkon qe ti fshihen te gjitha klipet nga kanali ArkivaShqip me pretekstin se nuk do te jete pjese e grupit te prostitutave, nenshkruan kerkesen per ti fshire materialet dhe pastaj shpif ne instagram qe ja kane fshire materialet pa deshiren e saj.

Kush eshte prostituta ktu? Si mendoni ju?”– shkruhet në status, ku është postuar edhe vetë dokumneti që ka nënshkruar këngëtarja.

Në dokument shihet që shkëputja nga kjo kompani muzikore, përfshin fshirjen e të gjitha këngëve nga kanali i tyre, por siç duket për këtë gjë, Hadërgjonaj nuk ka qenë në dijeni më parë dhe është revoltuar.

“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes

Albërija e ka quajtur këtë reagim një turp dhe askush nuk mund të fshijë jetën e saj.

“Kam mbyllur cdo bashkepunim me ju dhe shpresj te gjthe te ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo eshte gjuha dhe menyra si i trajtoni artestet. TURP. Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di cfar mashtrimesh beni ju kish me ju zhduk…Nejse …. Pune qe rregullohet por jeten time ju nuk keni te drejt ta fshini!!!!”- shkruan në një tjetër status Albërija.

“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes

“Albërije Hadërgjonaj, nuk e di cfar ke pire, po mos vazhdo me ta pish se qenka shume e demshme.

Kur te zgjohesh neser me shpresen qe do jesh esull, urojme te kuptosh se @arkivashqip eshte e @acromaxmediagmbh dhe kane te njejtet pronar,”– i përgjigjet sërish “ArkivaShqip”, si për t’ja bërë të ditur këngëtares se nuk ka shpëtim.

“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, ka vijuar duke postuar mbështetjen e fansave të saj dhe mesazhet e shumta që i kanë shkuar në inbox. Siç duket, këtë çështje, ajo do ta mbyllë me gjyq, me kompaninë në fjalë. Ndërsa këngët e saj, Albërije i ka ngarkuar në kanalin e saj personal.

“Kush është prostitutë?”/ Plas keq sherri mes
Artikulli i mëparshëmZhvillime të reja! Ja çfarë po ndodh me bisedimet Turqi-Greqi në selinë e NATO-s
Artikulli i radhësLarja e rrobave paska një sekret/ Ja ç’duhet të bëni para se t’i fusni në lavatriçe, do ju dalin akull të bardha, njihuni me trukun e thjeshtë