Raxha Naingolan me shumë gjasa do të mbetet zikaltër këtë sezon. Pas huazimit te Kaljari, drejtuesit e Interit, duket se kanë menduar ta mbajnë në skuadër belgun, i cili nuk do të kthehet te skuadra që u aktivizua sezonin e fundit. Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti i Kaljarit, Xhiulini, i cili në një prononcim për “Sky Sport” u shpreh:
“Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të khethet. Besoj që do të qëndrojë në Milano, duan ta mbajnë”, u shpreh ai. Kujtojmë që ditën e sotme te Interi u rikthye edhe kroati Ivan Perisiç. Gjithsesi është ende e paqartë e ardhmja e futbollistit që fitoi tripletën me Bajernin. Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Interit do ta mbajnë Presiçin, apo do ta shesin diku tjetër.