“Pinë ndonjë birrë nga Korça”, Manjani i habit të gjithë: Mua nuk më intereson çfarë thotë Ambasada Amerikane…

0
“Pinë ndonjë birrë nga Korça”, Manjani i habit

Ish-ministri Ylli Manjani hodhi edhe akuza ndaj ambasadorëve, ku tha se ka ambasadorë që pijnë birra në Korçë dhe thonë që vendi do të bëhet.

“Mua nuk më intereson çfarë thotë ambasada amerikane për vendin tim. Kam dëgjuar lloj-lloj ambasadorësh, që dalin andej nga Korça, pinë ndonjë birrë dhe thonë që Shqipëria do të bëhet. Këto janë muhabete kot, se një shtet që nuk ka gjykatë, nuk është shtet. Në një vend, kur një qytet fiton një pronë dhe nuk e ka të sigurt që e ka të tijën, se vjen dikush ia merr, i pari shteti, këtu çdo gjë ka marrë fund. Ku do të ankohet ai. Mund të bësh ndonjë gjyq në shkallën e parë, e fitove e humbe s;ka rëndësi, sepse pala tjetër shkon apel, por apeli është i ngrirë për disa vite dhe ja ku iku prona. Jemi bërë si priftërinj dhe hoxhallarë, japim këshilla bamirëse, shihni se mos ju ruan zoti, se na vjen turp që t’u themi të shkojmë në gjykata, se nuk kemi”, tha Manjani.

Artikulli i mëparshëmMos e bëni asnjëherë këtë veprim me orizin, mund të përfundoni në spital
Artikulli i radhësNdarja në 4 rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për kthim në Kuvend, Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të gjykojë deputetët