Në pritje të zhvillimit të Asamblesë Kombëtare, mbledhja e së cilës u shty ditën e djeshme nga Edi Rama pa afat, PS e Beratit ka zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës mbledhjen e parë të zgjeruar të Asamblesë së degës.
Takimin e ka hapur i deleguari politik për qarkun, Blendi Klosi cili tha se `mandate i tretë na duhet` që Edi Rama të vazhdojë që të qeveris Shqipërinë, sepse ka shumë reforma për të bërë.
Pas tij e ka marrë fjalën edhe deputeti Fadil Nasufi, i cili i ka habitur dhe shtangur të gjithë socialistët pjesëmarrës në sallë.
Ai ka deklaruar se mandati i tretë nuk është një garë e Partisë Socialiste me kundërshtarët e saj, por është fati i shqiptarëve që ai mandat duhet të jetë në duart e Edi Ramës!
Pra Nasufi ua bëri të qartë socialistëve të Beratit, se në zgjedhjet e ardhshme nuk bëhet fjalë për PS-në, por për pushtetin e Edi Ramës deri në vitin 2025.