Emocionohet dhe shpërthen në lot Sabri Fejzullahu, merr pasaportën shqiptare, shikohet nën shoqërinë e mikut të tij Rama në drejtorinë e Policisë (VIDEO)

0
Emocionohet dhe shpërthen në lot Sabri Fejzullahu, merr

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten, është parë nën shoqërinë e mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së që të shkojë në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat.

Një procedurë që ka zgjatur fare pak minuta, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrenguar fort në gjoks atë, që ai e quajti dokument të shenjtë.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

Postimi i Sabri Fejzullahut
I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.

Artikulli i mëparshëm‘Luzja’ largohet nga Portokallia, reagon vet aktorja dhe zbardh gjithçka: S’është fundi i botës! (MESAZHI)
Artikulli i radhësStudentët demaskojnë Veliajn në zyrën e tij: Ti je vrasës i Ardit Gjoklajt, betonizove Tiranën (VIDEO)