Avokati Spartak Ngjela është shprehur se çështja shqiptare pas marrëveshjes së 4 shtatorit ka hyrë në një etapë të re. Ngjela shton se Politika Amerikane, po e mbështet botën Shqiptare në një formë të re në Ballkanin Perëndimor. “Dhe Yuri Kim, sigurisht që do ta vijojë me sukses rrugën e saj për ta nxjerrë Shqipërinë nga llumi i korrupsionit”, tha avokati.
Postimi i Ngjelës
Çështja Shqiptare pas marrëveshjes së 4 shtatorit, në funksion të politikës Shqiptare drejt Athinës dhe Beogratit, ka hyrë në një etapë të re. Në lidhje me këtë politikë, politika antishqiptare e Athinës dhe e Beogratit ka marrë udhën drejt kolapsit. Por, si gjithmonë, të dyja politikat do kërkojnë ndihmë nga të shiturit në lidershipet drejtuese të të dyja ngjyrave në qeverisjen e Shqipërisë.
Shqipëria ka nevojë të drejtohet nga patriotizmi Shqiptar, dhe jo nga të shiturit që ia kalojnë stafetën njëri-tjetrit, një herë në tetë vjet.
A e di politika Amerikane këtë? E di, sigurisht, prandaj po drejton me forcë reformën anti-korrupsion në Tiranë.
I.
Ashtu sikurse jam shprehur, më datën 4 shtator, politika amerikane krijoi fundosje interesash. Kjo ishte marrëveshja që u lidh në Uashington midis SHBA, Serbisë, dhe Kosovës: Ajo i tha Beogratit ose me Ne, ose me Moskën. Dhe e detyroi këtë të transferonte Ambasadën në Izrael, nga Telavivi në Jeruzalem. Kurse Izraeli ndërkaq njohu Kosovën nëpërmjet deklaratës së kryeministrit Benjamin Netanjahu. Ky detyrim, ishte kushti: kusht për Izraelin që të njihte Kosovën, dhe kusht për Beogradin që ta transferonte ambasadën nga Telavivi në Jeruzalem.
Pas kësaj do pritej reagimi Rus, i cili erdhi këto ditë dhe e goditi rëndë presidetin serb Vuçiç.
Por, Vuçiç, si një i trembur i falangave të Millosheviçit që është, nuk foli për dy apo tri ditë; derisa, më në fund, iu duk sikur e gjeti një zgjidhje: ai i tha politikës së Izraelit se “nuk e transferoj Ambasadën e Serbisë në Jeruzalem, nëse Izareli njeh Kosovën.”
Kalama të tillë, nuk ka njohur historia botërore, ndoshta në 100 vjet. Por në esencë, kjo është psikika e koshiencës serbe: banditizëm anti-shqipëtar në 200 vjet, për të mbajtur në këmbë një shtet me territore të pushtuara.
Pyetja është: pas kësaj deklarate, çdo të bëjë Uashingtoni dhe Telavivi?
Në fakt, këtu fillon politika e re Shqiptare edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë: por, a janë të përgratitur lidershipet politike të Shqipërisë dhe Kosovës që të hyjnë me prestigj politik dhe aftësi të mëdha në menaxhimin e politikës së tyre në rrafsh botëror?
Mendimi ynë është se, edhe pse Shqipëria është e favorizuar në këtë politikë të re, po kuptohet se as në Tiranë dhe, as në Prishtinë, nuk ka lidership politik që ta kuptojë këtë lloj politike.
Çfarë pritet të ndodhë?
E kemi theksuar që, në rast se politika e Beogradit shkel marrëveshjen e katër shtatorit, do të vijë hakmarrja e presidentit Tramp. Fakti që pritet hakmarrja e presidentit Tramp, do shohim se politika e Izraelit drejt Shqipërisë dhe drejt Kosovës do të ketë ngjitje, dhe, pas kësaj politike, do ketë ngritje në nivel politik të çështjes Shqipëtare në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, në rrjedhën e kësaj logjike, si pasojë e aktit të Izraelit, do të ketë njohje të tjera të rëndësishme të Kosovës.
Pse, juve, ju duket rastësi që njohja e Kosovës nga Izraeli del si parësore për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor? Pse, a nuk është politika Tramp ajo që e ka nxjerrë si primare politikën amerikane drejt Izraelit në aktivitetin e vet si president i Shteteve të Bashkuara?
Të gjitha këto na japin një gjykim të përgjithshëm se, Politika Amerikane, po e mbështet botën Shqipëtare në një formë të re në Ballkanin Perëndimor, ajo po e koncepton këtë botë, hapur, si një të tërë. Sepse, në këtë moment politik, janë në fermentim politik shqiptar dhe dy shtete të tjerë: Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi. Sidomos, theksi shqiptar në Mal të Zi, kur, shqiptari Dritan Abazi me katër votat e tij në Parlament po i imponohet të gjithë politikës së Malit të Zi si kingmejkër, na jep të kuptuar se edhe Mali i Zi po shkon drejt historisë së tij reale, që është një shtet i formuar mbi pushtimin e territoreve shqiptare, dhe genocidit antishqiptar.
Po bota Shqiptare në Ballkanin Perëndimor, a ka një politikë të qartë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor? Deri tani nuk ka një politikë të tillë, sepse sot, Tirana Politike nuk di ta drejtojë politikën Shqipëtare. Kjo është arsyeja që gjithkush po pret të fillojë reforma anti-korrupsion në qarqet e larta të politikës shqiptare. Dhe kjo është arsyeja që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, goditi sot pengesën që politika aktuale Shqipëtare po i bën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të gjithë shqiptarët që mendojnë poiltikisht drejt, janë duke pritur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ndërhyrjet drastikë të ambasadores amerikane në Tiranë. Dhe Yuri Kim, sigurisht që do ta vijojë me sukses rrugën e saj për ta nxjerrë Shqipërinë nga llumi i korrupsionit.
Po bota Shqiptare në Ballkanin Perëndimor, a ka një politikë të qartë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor? Deri tani nuk ka një politikë të tillë, sepse sot, Tirana Politike nuk di ta drejtojë politikën Shqipëtare. Kjo është arsyeja që gjithkush po pret të fillojë reforma anti-korrupsion në qarqet e larta të politikës shqiptare. Dhe kjo është arsyeja që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, goditi sot pengesën që politika aktuale Shqipëtare po i bën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të gjithë shqiptarët që mendojnë poiltikisht drejt, janë duke pritur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ndërhyrjet drastikë të ambasadores amerikane në Tiranë. Dhe Yuri Kim, sigurisht që do ta vijojë me sukses rrugën e saj për ta nxjerrë Shqipërinë nga llumi i korrupsionit.