E vërteta e kumarit/ Çfarë fshihet pas vendimit të qeverisë, ku qëndron “pislliku” i madh

0
Rikthehen lojërat e fatit/ Qeveria vendos: Kazinotë do të vendosen në qendër të Tiranës

Nga Klodian Tomorri

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar vendimin e qeverisë për të lejuar rikthimin e lojërave të fatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomori thekson se e vërteta është se kazinotë nuk po hapen tani. Sipas tij ato nuk u mbyllën asnjëherë.

“E verteta e kumarit
Kazinote nuk po hapen tani. Kazinote nuk u mbyllen asnjehere. Sepse po te ishin mbyllur, atehere kazinoja e Taiëanit nuk kishte per te qene e hapur. Dhe po keshtu, Plaza nuk kishte se si te merrte licencen, qe mori para disa muajsh.

Ato qe u mbyllen me ligj, ishin bastet sportive dhe kazinote elektronike. Ligji ka dy perkufizime te ndryshme mes kazinose dhe kazinose elektronike. E thene trashe, e para ka dhe lojera jo elektronike si ruleta apo black jack-u, e dyta ka vetem lojera elektronike me makineta.”-shkruan gazetari.

Më tej, ndërsa komenton vendimin e ri të qeverisë, thekson se “E para ka percaktuar zonen ku mund te ndertohen kazino ne Tirane duke e ngushtuar rreth qendres. E dyta, i ka dhene mundesine Taiëanit qe te rinovoje licencen automatikisht pa gare per 10 vjet te tjera.”

Më tej, ai shkruan se kur nuk ka garë gjithmonë ka korrupsion, por shton edhe një detaj.

Sipas tij pislliku më i madh qëndron në faktin se me preteksin e nxitjes se turizmit, ligji i jep te drejten cdo hoteli me 5 yje qe te hape kazino duke e paguar licencen 10 vjecare vetem 500 mije dollare. Nderkohe qe kazinote jashte hoteleve me 5 yje, paguajne 10 milione dollare.

“A eshte kjo nje gje e keqe? Normalisht kur nuk ka gare, ka gjithmone korrupsion. Por ne rastin konkret duhet permendur edhe nje detaj shume i rendesishem. Taiëani nese do ta rinovoje licencen duhet te paguaje 10 milione dollare. Ish Apexi e mori licencen tek Plaza me 500 mije dollare per 10 vjet. Pra 20 here me pak.

Ky eshte pislliku i madh i ligjit per kumarin. Me preteksin e nxitjes se turizmit, ligji i jep te drejten cdo hoteli me 5 yje qe te hape kazino duke e paguar licencen 10 vjecare vetem 500 mije dollare. Nderkohe qe kazinote jashte hoteleve me 5 yje, paguajne 10 milione dollare. Ky eshte ligj i piste.

Si mund te jepet nje licence 10 vjecare kazinoje per vetem 500 mije dollare? Pra vetem 50 mije dollare ne vit per te patur kazino. Eshte uleritese. Pastaj, menyra se si merren pese yjet ne Shqiperi eshte nje zgaver tjeter korrupsioni.

Debati se pse u japen kazinote eshte i kote. Debati i vertete duhet te jete ky. Pse hotelet duhet ta marrin licencen e kazinose vetem me 500 mije dollare. Cfare incentive eshte kjo?”-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri.

Artikulli i mëparshëmPse nuk duhet bërë tamponi? Mjeku italian bën deklaratën e fortë: Duan të na shkatërrojnë
Artikulli i radhësSi e ka përmirësuar Covid-19 mënyrën tonë të të udhëtuarit