Kina po ndërton një qytet të ri për të lehtësuar jetën e njerëzve në rast të shpërthimeve pandemike. Zona Xiong’an, e cila ndodhet pranë Pekinit është pjesë e projektit.
Teknologjia që do të përdoret për të ndërtuar qytetin do t’i lejojë banorët të jetojnë më të qetë nëse do të ketë një tjetër pandemi, raporton Daily Mail.
Ai përmban hapësira të bollshme për të përmbushur nevojat e banorëve në rast se do të punojnë nga shtëpia.