Terapia me plazmë e pacientëve me COVID-19, ish- ministri i Shëndetësisë: Qendra e Gjakut është e prapambetur, kërkoni ndihmën e Italisë

0
Fghfgh

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka kritikuar qeverinë për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe nevojën për pajisje të ‘’afërsisë produktive’’.

Shehu thotë se ndërkohë që drejtuesit e shëndetësisë po filmohen e mburen duke përdorur plazmën për të trajtuar pacientët me COVID-19, mungojnë gjëra të tjera.

Ai thotë se laboratori i QSUT është shumë prapa me matjet sasiore me IgG totale, teksa ai bën thirrje që për këto boshllëqe të kërkohet ndihmë nga Italia.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Per cfare suksesi ne perdorimin e plazmes hiperimune po flisni?!

Ndersa drejtuesit e shendetesise po filmohen e mburen per perdorimin e asaj plazme, qe realisht ka efekte pozitive ne disa raste me Covid, akoma nuk jane vene ne funksionim:

–As edhe nje pajisje te “Aferesis produktive”, gje qe po me detyron te insistoj perseri per kete nevoje te Qendres se Gjakut.

Dikush duhet tua shpjegoje atyre ne Qeveri a Ministri se duhet shpejtuar, nje pajisje e tille shton sasite e asaj plazme edhe nga nje donator, thjeshteson procedurat teknike, rrit sigurine e ul koston finale.

–Nga ana tjeter desheroj tu rikujtoj se kjo procedure kerkon matjen sasiore me saktesi se paku te IgG totale, gje per te cilen Laboratori i QSUT eshte akoma mbrapa dhe per te cilen duhej menduar me kohe.

Dhe ketu une nuk e kam fjalen sot per matjen ne ate laborator te IgG neutralizuese, shume e rendesishme e efikase kjo per ate metode mjekimi, gje per te cilen se paku duhej te kishin filluar pregatitjet, duke ju sygjeruar te mos justifikoheni me disa emra vendesh qe nuk e realizojne, por te shikoni aty ku duhet!

Ne fakt une e kuptoj prapambetjen ku e ka lene “shendetesia falas” qofte ate Qender Gjaku qofte ate laborator, me problemet e medha te shtuara atij si nje pasoje e dhenies me PPP, gje qe jo vetem ka prishur unitetin e QSUT, por dhe pengon implementimin e metodave te reja, didaktiken e kerkimin shkencor.

Por dhe kjo eshte nje “dhurata” juaj, e Rilindjes, qe duhet tejkaluar shpejt qofte dhe duke kerkuar ndihmen e Italise, sic ju premtoi ekipi i kolegeve italiane gjate qendrimit.

  1. Eshte hera e dyte ne pak jave qe po jua perseris keto, merrini ne konsiderate e mos rendni vetem mbas propagandes!
Artikulli i mëparshëmNdarja në 4 rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për kthim në Kuvend, Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të gjykojë deputetët
Artikulli i radhësDASH: Shqipëria, vend i vështirë për biznes prej korrupsionit qeveritar, PPP-të hoqën mundësinë e konkurencës