Një taksë e re mbi eksportet në Rusi mund t’u kushtojë eksportuesve vendas të karburantit deri në 1 miliard dollarë në shitje të humbura çdo vit, ka vlerësuar Reuters.
Rusia është vendosur të miratojë që nga 14 shtator një rregull të ri mbi taksimin e eksporteve të naftës që synon të sjellë të ardhura shtesë për shtetin në një kohë kur çmimet e naftës dhe kërkesa për naftë morën goditje një goditje të fortë prej pandemisë. Rregulli i ri do të mbyllte një boshllëk që kompanitë kanë përdorur deri më tani për të shmangur pagimin e detyrimeve të eksportit për karburantin dhe produktet e tjera të naftës së rëndë duke i kaluar ato produkte si produkte eksporti pa taksa.
Sipas vlerësimeve të Reuters, bazuar në të dhënat e doganave ruse, firmat ruse mund të kishin fituar një total prej 1 miliard dollarësh shtesë nga eksportet e tyre vitin e kaluar nëse i kalonin produktet si eksporte pa taksa.
Rusia po kërkon të mbledhë më shumë të ardhura për buxhetin e saj përmes industrisë së naftës dhe gazit – eksporti i saj kryesor përgjegjës për kontributin e një pjese të madhe të të ardhurave të shtetit.
Aktualisht, ekonomia e Rusisë po vuan pasojat e rrëzimit të çmimit të naftës.
Rrënia e çmimit të naftës, së bashku me recesionin global të shkaktuar nga koronavirusi, do të rezultojë në rënien e ekonomisë së Rusisë këtë vit me 6 përqind, rrënia më e forte në më shumë në 11 vjet, tha Banka Botërore në raportin e saj më të fundit ekonomik për Rusinë në korrik.
Ndërkohë, eksportet e produkteve të naftës të Rusisë në Shtetet e Bashkuara janë dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelet e tyre më të larta që prej të paktën 2004, sipas të dhënave të doganave ruse.
Sh.B.A ishte blerësi i dytë më i madh i produkteve të naftës në Rusi – që zinte 12 përqind të eksporteve të produkteve të naftës të Rusisë – pas Hollandës, e cila përbënte 16.3 përqind të të gjithë eksporteve të produkteve të naftës, treguan të dhënat doganore.
Shtetet e Bashkuara kanë rritur importet e saj të karburantit nga Rusia gjatë një viti e gjysmë pasi SHBA vendosi sanksione ndaj eksporteve të Venezuelës, njoftoi Reuters në korrik, duke cituar të dhëna nga Refinitiv Eikon.
Bursa për datën 10 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 379.25 | – 3.25 |
DIESEL | 306.75 | – 0.75 |
BRENT | 39.44 | – 0.32 |
©aktualitet.al