Ankaraja dhe Athina diskutojnë rreth parandalimit të konflikteve në Mesdhe

0

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar parandalimin e tensioneve të mëtejshme ushtarake në Mesdheun lindor, tha një burim pranë shërbimeve turke të sigurisë.

Zyrtarët ushtarakë nga të dy vendet e NATO-s do të flisnin të martën, por Aleanca i shtyu ato bisedime, raporton reuters.

Bisedimet për shmangien e një konflikti ushtarak, të njoftuar javën e kaluar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkojnë të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe incidenteve të tilla, si përplasja e muajit të kaluar midis anijeve luftarake të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Ujërat e Mesdheut në perëndim të Qipros – Ankaraja po i sheh si pjesë të vijës së saj bregdetare gjersa Greqia po kushtëzon bisedimet me tërheqjen e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme.

Nga ana tjetër, Turqia përgjigjet se nuk do të flasë nëse vendosen parakushtet për dialog. Bisedimet teknike në selinë e NATO-s nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet territoriale, por do të përqendrohen në krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura të të dy vendeve.

Sipas një burimi ushtarak turk, Ankara “mbështet përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen përmes dialogut dhe pa asnjë parakusht”. 

Artikulli i mëparshëmCOVID-19: Kjo mund të jetë simptoma më e frikshme nga të gjitha
Artikulli i radhësSuedia me vetëm 13 pacientë në qendër të kujdesit intensiv, ka një mesatare prej një vdekje në ditë gjatë dy javëve të fundit