I munguan shtatë futbollistë të karantinuar me Covid – 19, një gabim trashanik portierit dhe PSG e nis me humbje kampionatin

0

Paris Saint Germain e ka nisur me humbje edicionin e ri në kampionatin francez Ligue 1.

Edhe pse elita e futbollit francez ka nisur dy javë më parë, PSG ka zhvilluar ndeshjen e parë tani pasi kishte pushim për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi në ndeshjen e tyre të parë këtë edicion, PSG ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Lens me rezultat 1-0.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur vendasit e Lens shënuan golin e fitores.

Portieri rezervë Bulka bëri një gabim trashanik, teksa sulmuesi Ignatius Ganago përfitoi duke shënuar për 1-0.

Ndërkohë për Lensin kjo ishte fitorja e parë në dy takimet e këtij edicioni në Ligue 1.

Vlen të theksohet se kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain pati mungesa të shumta në këtë sfidë.

Shtatë futbollistë titullar munguan shkaku që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe janë të karantinuar.

Yjet si Keylor Navas, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Marquinhos, Neymar dhe Kylian Mbappe janë me coronavirus dhe i munguan parisienëve. 

Artikulli i mëparshëmKërkoi pagë prej 125 milionë eurove për pesë vite, te Bayerni tmerrohen nga kërkesat e Alabas
Artikulli i radhësPolivalent edhe pa merkato/ Konte transformon Interin, sfidon Juven me tri skema